Qeveria për ndërtimin e objektit universitar ndan vetëm 200 mijë euro

Prishtinë | 05 Jan 2017 | 09:44 | Nga

Vetëm 200 mijë euro janë paraparë në buxhetin e vitit 2017 për ndërtimin e objektit të Fakultetit të Shkencave Matematike-Natyrore. Shumë e ngjashme ishte ndarë edhe vitin e kaluar, por që nga drejtues të këtij Fakulteti ishte vlerësuar shumë e vogël për nisjen e një objekti universitar.

Fakulteti i Shkencave Matematike-Natyrore funksionon në objekt të përbashkët me Fakultetin e Filologjisë. Dekani i FSHMN-së, Tahir Arbneshi, ka thënë se në objektin e tashëm nuk ka kushte për punë, ashtu, siç, sipas tij, nuk ka as vullnet politik për të ndërtuar objektin e këtij Fakulteti.

“Kësaj do t’iu kisha përgjigjur me një pyetje, a mendon shteti, opinioni publik, shoqëria civile që Kosova ka nevojë për një fakultet të shkencave matematike-natyrore kur dihet që ky fakultet nuk ka objekt. Pesë profesionet kryesore përgatiten tek ne; fizikë, biologji, kimi, matematikë dhe gjeografi. Mendoj se një shoqëri që nuk ka fakultet të shkencave kot i ka fakultetet e tjera”, ka thënë ai.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme