Katër shtetas shqiptarë janë arrestuar në kryeqytet pasi sipas policisë kultivonin kanabis sativa në banesën e tyre.
Të dyshuarit janë 44-vjeçari me iniciale S. I., 37-vjeçari me iniciale G. D., 30-vjeçari me iniciale E. Sh. dhe i mituri J. V., 17 vjeç.
Sipas policisë, të dyshuarit kishin marrë me qira banesën e 30-vjeçarit, E. Sh. dhe e kishin përshtatur si laborator droge.
Policia njofton se ka sekuestruar pajisjet e montuara në shtëpi për ndërtimin e laboratorit, fara dhe fidanë Kanabis.