Laboratori privat ua kryen testet PCR pacientëve në oborr, ankohen banorët

Prishtinë | 27 Tet 2020 | 15:39 | Nga Ekonomia Online

Banorët e disa komplekseve banesore në Prishtinë kanë ankesa ndaj një Laboratori privat që vepron në kryeqytet.

Në lagjen Arbëria, gjendet laboratori privat ‘Avicena’. Për punën e këtij laboratori janë duke u ankuar banorët përreth asaj zone.


Përmes një reagimi publik Këshilli i Banorëve në Kompleksin Banesor (Tregtia) C3 Rr. Radovan Zogoviq dhe (Arbëria 3) po ankohen se strishot me teste ndaj personave të dyshuar se bartin virusin po kryhen në rrugë duke i rrezikuar kështu ata.

“Situata bëhët edhe më e frikëshme kur shohim çdo ditë se ky Laborator i merr strishot në hapësira jashtë laboratorit (pra në trotuar apo pjesën ku levizin banorët, shih foton). Kompleksi ynë rrezikohet drejtëpërdrejtë nga lëvizjet e pacientëve në këtë zonë, marrja e strishove në jashtë hapësirës së laaboratorit, pritja dhe qëndrimi i pacienteve në hapsirat ku banorët i shfrytëzojnë (këndi lodrave, ulëset etj)”, thuhet në reagimin e këtyre banorëve.

Express, ka provuar që të bie në kontakt me laboratorin në fjalë, por numri i këtyre të fundit ka qenë i paqasshëm.

Ky është reagimi plotë pa ndërhyrje:

Që nga fillimi i pandemisë, ka pas dyshime (në bazë te lëvizjeve të pacienteve dhe lajmeve në mediave) se Laboratori Avicena po kryen testime për covid19 në mënyre ilegale (i pa licencuar).

Që atëhere, ne si banorë dhe si Këshill i Banorëve kemi qenë të shqetësuar për këtë dukuri duke u frikësuar për shëndetin e banorëve të kompleksit e veçanërisht fëmijëve tanë të cilët kalojnë kohë të mirë në atë pjesë (pra para banesave të tyre).

Pas licencimit të Laboratorit Avicena për teste RT PCR, ky operator ka bëre disa ndryshime në infrastrukturë e hapsirës së tyre duke e hapur një hyrje tjetër  për RT PCR teste. Kjo hyrje e veçantë rezulton të jetë afër këndit të lodrave dhe dy hyrjeve të kompleksit banesorë gjë që na bën të ndihemi të rrezikuar drejtëpërdrejtë duke pasur parasysh lëvizjen e rasteve të dyshuara apo të infektuar me covid19.

Siduata bëhët edhe më e frikëshme kur shohim çdo ditë se ky Laborator i merr strishot në hapsira jashtë laboratorit (pra në trotuar apo pjesën ku levizin banorët, shih foton).

Kompleksi ynë rrezikohet drejtëpërdrejtë nga lëvizjet e pacientëve në këtë zonë, marrja e strishove në jashtë hapsirës së laaboratorit, pritja dhe qëndrimi i pacienteve në hapsirat ku banorët i shfrytëzojnë (këndi lodrave, ulëset etj).

Ky njoftim dhe ky shqetësim është i paevitueshëm sidomos me rritjen e numrit të rasteve ditëve të fundit.

Andaj luteni që ti ndërmerrni të gjitha veprimet konform përgjegjësive ligjore dhe institucionale  ndaj këtij laboratori me qëllim të parandalimit të infeksionit covid19 në këtë kompleks dhe të shmanget situata ku ky kompleks mund të shëndrrohet në vatër infeksioni në Prishtinë.

Mbesim me shpresë që do ti nderrmerrni të gjitha hapat sa me shpejtë që mundeni.

Me rrespekt,

Këshilli i Banorëve

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme