Lady Gaga mbledh 35 milionë dollarë për të ndihmuar të prekurit me Coronavirusin

Prishtinë | 07 Pri 2020 | 10:44 | Nga Ekonomia Online

Lady Gaga dhe organizata ‘Global Citizen’ kanë mbledhur 35 milionë dollarë për të luftuar coronavirusin dhe do të nisë një shfaqje speciale virtualisht bashkë me Paul McCartney, Stevie Wonder dhe Billie Eilish.

Ylli i muzikës pop dhe ‘Global Citizen’ njoftuan gjithashtu “One World: Together at home”, një ngjarje televizive që synon të luftojë coronavirusin.

Kjo do të shfaqet më 18 prill njëkohësisht në rrjetet ABC, NBC, CBS, iHeartMedia dhe Bell Media.

“Ne duam të nxjerrim në pah peshën e kësaj lëvizje kulturore historike, të pashembullt … dhe ne duam të inkurajojmë fuqinë e shpirtit njerëzor”, ka thënë Gaga.

Lexo po ashtu:
Të gjitha lajmet nga Lady Gaga
Të gjitha lajmet nga Lady Gaga
E veçanta e shfaqjes, e cila do të transmetohet drejtpërdrejt edhe në YouTube, Apple, Facebook, Instagram, Twitter dhe në më shumë platforma, do të përfshijë paraqitje nga Elton John, David Beckham, John Legend, Eddie Vedder, Kerry Washington, Coldplay’s Chris Martin, Lizzo , J Balvin, Andrea Bocelli dhe Maluma.

Idris Elba dhe bashkëshortja e tij, Sabrina Elba, të cilët rezultuan pozitivisht për coronavirus, po ashtu do të marrin pjesë në shfaqje.

Stephen Colbert, Jimmy Fallon dhe Jimmy Kimmel do të presin “One World: Together At Home”, i cili do të nxjerrë në pah ata që janë prekur nga virusi dhe do të festojnë për punën e shkëlqyer të punonjësve të kujdesit shëndetësor.

Për shumicën e njerëzve, coronavirusi shkakton simptoma të buta ose të moderuara, të tilla si ethe dhe kollë. Për disa, veçanërisht të moshuarit dhe njerëzit me probleme shëndetësore ekzistuese, mund të shkaktojë sëmundje më të rënda, përfshirë pneumoni dhe vdekje.

Të ngjashme