Lajçak flet me Vuçiqin për zgjedhjet në Veri, thotë se takimi i dha qartësi për hapat e mëtejmë

Prishtinë | 05 Kor 2023 | 15:36 | Nga Ekonomia Online

Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi Miroslav Lajçak sot është takuar me presidentin serb Aleksandar Vuçiq në Beograd.

Për këtë takim, Lajçak ka njoftuar në Twitter, duke thënë se diskutuan për zgjedhjet në katër komunat veriore të Kosovës dhe pjesëmarrjen e serbëve në to.

Lajçak tha gjithashtu se ky takim dhe vizita i dhanë qartësi për hapat e ardhshëm.

“E vazhdova vizitën time me një takim me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Ne patëm një bisedë të sinqertë dhe të hapur për rrugën përpara, përfshirë nevojën për zgjedhje të reja lokale me pjesëmarrjen e serbëve të Kosovës dhe kthimin në dialog. Takimi dhe vizita ndihmuan për të qartësuar hapat e ardhshëm”.

Të ngjashme