Lajçak i vlerëson të nevojshme konsultimet me Bislimin e Petkoviqin

Prishtinë | 17 Dhj 2023 | 19:45 | Nga Ekonomia Online

I dërguari Bashkimit Evropian për dialogun Kosovës- Serbi, Miroslav Lajçak, ka thënë se konsultimet me kryenegociatorët Bislimi dhe Petkoviq në periudhën e ardhshme janë të nevojshme.

Ai në Facebook, ka shkruar për bisedën që ka zhvilluar me kryenegociatorin e Kosovës, Besnik Bislimi e atë të Serbisë, Petar Pektoviq.

Lajçak i ka quajtur produktive bisedat.

“Diskutimet me të dy negociatorët ishin produktive, konsultimet e mëtejshme në periudhën e ardhshme do të jenë të nevojshme”, ka shkruar Lajçak.

Të ngjashme