Lajçak pas takimit me Bislimin: Marrëveshja duhet të zbatohet pa vonesa, u pajtuam për hapat e radhës

Prishtinë | 06 Nën 2023 | 22:59 | Nga Ekonomia Online

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi është takuar me emisarin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak.

Lajçak, i cili ka shkruar në platformën X, ka treguar se në takim “u pajtuan për hapat e radhës”.

Në këtë takim është diskutuar që siç thotë Lajçak nevojën për zbatimin e plotë të Marrëveshjes për Rrugën e Normalizimit.

Emisari evropian thotë se kjo duhet të bëhet pa vonesa dhe parakushte.

‘”Sapo u takova me zëvendëskryeministrin e parë Besnik Bislimi në vijim të takimit të fundit me liderët evropianë në Bruksel dhe nevojën për zbatimin e plotë të Marrëveshjes për Rrugën e Normalizimit pa vonesa dhe parakushte. Ne ramë dakord edhe për hapat e ardhshëm”, ka shkruar Lajçak.

Për takimin ka njoftuar shkurtimisht edhe Zyra e Kryeministrit të Kosovës.

Në njoftim thuhet se zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, pati një darkë pune me Përfaqësuesin Special të BE-së për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

“Në këtë takim u diskutua në lidhje me të gjitha aspektet e ndërlidhura me zbatimin e plotë të Marrëveshjes Bazike të Brukselit dhe Aneksit Implementues të Ohrit”.

Republika e Kosovës, thuhet në vazhdim të komunikatës, është e përkushtuar për normalizim të plotë të marrëdhënieve me Serbinë dhe për njohje reciproke.

Të ngjashme