Miroslav Lajçak, i dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, ka zhvilluar takim me dyer të mbyllura me kreun e Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqin, raporton Ekonomia Online.
Lajçak, është shoqëruar nga ish-ambasadori i Kosovës në Bruksel Bernard Nikaj.
I dërguari i BE-së pas Kransiqit do të takohet edhe me kreun e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku.
Kurse në mëngjes e së enjtes është pritur nga kreu i Kuvendit, Glauk Konjufca. Ai po qëndron për vizitë treditore në Kosovë, ku po takon krerë institucionesh e partishë për të diskutuar për ecurinë e dialogut.