Lajçak u takua dje me Shefin e EULEX-it thotë se folën për zhvillimet e fundit dhe punën e EULEX-it

Prishtinë | 14 Nën 2024 | 07:39 | Nga Ekonomia Online

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, është takuar dje në Bruksel me Shefin e EULEX-it, Giovanni Pietro Barbano.

Lajçak ka thënë se me Barbanon kanë folur për zhvillimet e fundit dhe punën e EULEX-it.

“Kishim një diskutim shumë të dobishëm për punën e rëndësishme të EULEX dhe folëm për zhvillimet e fundit në terren. E vlerësoj bashkëpunimin tonë të shkëlqyer”, ka shkruar Lajçak.

Të ngjashme