Lajçaku deklarohet pas diskutimit “të vështirë” me Vuçiqin: Dhuna duhet të shmanget

Prishtinë | 05 Nën 2022 | 09:46 | Nga Ekonomia Online

Përfaqësuesi i Posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka takuar të premten vonë presidentin serb.

Mëngjesin e së shtunës Lajçak ka dalë me deklaratë për bisedimet e vonshme mes të dyve.

Ai e ka quajtur “të vështirë” diskutimin me Aleksandër Vuçiqin.

“Diskutim i gjatë dhe i vështirë, por korrekt me presidentin Vuçiq. Mbështetem në sjelljen e përgjegjshme të të gjithëve për të treguar përmbajtje për sigurinë dhe stabilitetin. Dhuna duhet të shmanget. U pajtuam që të gjitha marrëveshjet e Dialogut duhet të mbështeten dhe të zbatohen plotësisht”, ka shkruar në Twitter.

Të ngjashme