Shkalla e popullaritetit të presidentit francez, Emmanuel Macron shënoi një rënie të konsiderueshme në muajin korrik, me 54 për qind e personave të kënaqur nga qeverisja e tij, ose 10 pikë më pak se në qershor, sipas një sondazhi të publikuar nga e përjavshmja “Le Journal du Dimanche” (JDD).
Sipas këtij anketimi të realizuar për JDD nga Instituti francez i opinionit publik (Ifop), kryeministri Edouard Philippe regjistroi gjithashtu një rënie të ndjeshme, duke u pozicionuar në të njëjtën periudhë nga 64 për qind në 56 për qind e të personave të kënaqur, ose një rënie prej 8 pikësh.
Për presidentin Macron, 47 e të anekuarve shprehen “deri diku të kënaqur” (kundrejt 54 për qind në qershor) dhe 7 për qind “mjaft të kënaqur” (kundrejt 10 për qind në qershor), ose një rënie e përgjithshme me 10 pikë në të dyja kategoritë.
Njëkohësisht, numri i përgjithshëm i të pakënaqurve kaloi nga 35 për qind në 43 për qind nga qershori në korrik, duke u ndarë mes “shumë të pakënaqurve” (15 për qind në korrik, kundrejt 12 për qind në qershor) dhe “disi të pakënaqurve” (nga 23 për qind në 28 për qind), 3 për qind e të intervistuarve nuk dhanë një qëndrim, kundrejt 1 për qind muajin e kaluar.