Lamine Yamal bën premtimin interesant për Kupën e Botës

Prishtinë | 07 Qer 2026 | 18:28 | Nga Ekonomia Online

Ylli i ri i Barcelonës dhe i kombëtares së Spanjës, Lamine Yamal, ka tërhequr vëmendjen me një deklaratë plot humor kur u pyet për një premtim të mundshëm në rast të triumfit në Kupën e Botës.

“Premtoj se, nëse e fitoj Kupën e Botës, do ta lë të më rritet mjekra dhe mustaqet e plota për një vit… jo, për tre javë.”, tha Yamal mes të qeshurave

Ai gjithashtu u përgjigj edhe kur u pyet se cilët lojtarë pëlqen të shikojë jashtë Barcelonës.

“Neymar. Ai është idhulli im. Gjithashtu Doku dhe Cherki.”, u shpreh Yamal.

Të ngjashme