Landi i Berlinit 8 Marsin e bën festë zyrtare

Prishtinë | 25 Jan 2019 | 09:32 | Nga Ekonomia Online

Berlini shpalli Ditën Ndërkombëtare të Gruas, 8 Marsin, ditë zyrtare pushim pasi një mazhorancë deputetësh votoi sot këtë vendim në Parlamentin e këtij landi.

Kryeqyteti gjerman tani është i pari nga 16 shtetet që bën këtë ndryshim, që hyn në fuqi këtë vit.

Megjithatë, Parlamenti i Berlinit njëkohësisht shpalli 8 majin si ditë pushimi për të shënuar 75-vjetorin e kapitullimit të pakushtëzuar të regjimit nazist në vitin 1945. Ky vendim do të aplikohet vetëm për 8 majin e këtij viti dhe jo për vitet e tjera.

Politikanët e koalicionit qeverisës së landit të Berlinit që përbëhet nga tri parti, Social Demokratët (SPD), “Linke” dhe të Gjelbrit, mirëpritën këtë vendim si shenjë të progresit në barazinë gjinore.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme