Lansohet ankandi i erës prej 100 MW, Kurti: Ekonomia e Kosovës po rritet me ritmin më të shpejtë në rajon

Prishtinë | 18 Dhj 2024 | 09:55 | Nga Gzim Mujaj

Ministria e Ekonomisë ka lansuar sot ankandin e parë të erës prej 100 MW në Kosovë, raporton Ekonomia Online.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se vitin janë duke e përmbyllur suksesshëm edhe me këtë ankand, duke shtuar ekonomia e Kosovës po rritet me ritëm më të shpejt në rajon.

Ai ka thënë se si qeveri janë të përkushtuar ndaj parimit të drejtësisë në ekonomi dhe në mjedis.

 “Këtë vit jashtëzakonisht të suksesshëm për sektorin e energjisë po e përmbyllim edhe me një sukses me hapjen e ankandit të parë të erës prej 100 MW në Kosovë. Ekonomia jonë po rritet me ritëm më të shpejt në rajon. Kemi rritje të burto produktit vendor me 6,36 mesatarisht në tri vitet e fundit. Kemi dyfishim të eksporteve dhe dyfishime të investimeve të huaja direkte. Sipas këtij parimi jemi të sigurt që qytetarët janë pjesë e politikave tona. Sulmi në Ibër Lepenc na bëri me dije se sa është e rëndësishme që ne të forcohemi edhe në kuptim energjetik. Kosova ka potencial të madh natyror për energji të ripërtërtrishme, energji të ripërtriitshme të diellit. Deri vitin 2031 jemi zotuar që të arrijmë 1600 MGË nga burimet e ripërteritshme të energjisë”, tha kryeministri Kurti.

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, tha se ky projekt është i rëndësishëm për gjenerim dhe ekonomin e vendit.

 “Është një ditë e rëndësishme që këtë vit po e përmbyllim me hapin e radhës, suksesin e radhës. Ky projekt është i rëndësishëm për gjenerim dhe ekonomin e vendit. Si Kosova jemi me fat që ka një potencial për këtë. Sot po e lansojmë fazën e para kualifikimit, kemi përpara një garë dhe zotohemi që do ta udhëheqim në mënyrë transparente ku fituesi me i madh do të jetë qytetari”, ka thënë ajo.

Zv.ambasadori gjerman në Kosovë, Mathias Conrad, ka thënë se shteti gjerman ka mbështetur këtë projekt me 800 mijë dollar.

Ai ka thënë se Gjermania do të vazhdoj që të mbështes Kosovën në tranzicionin e energjisë.

“Kosova është duke lansuar dhe ky është një hap i madh për të krijuar një të ardhme miqësore për dy arsye  e para 100 MW është një sasi e domethënëse e energjisë se pastër, kjo tregon që Kosova është e gatshme të kaloj nga energjia e ndotur ne energjia të pastër. Sipas pikëpamjes sime ky është një drejtim i duhur. Qëllimi i Kosovës është që 35 për qind të energjisë së pastër deri në vitin 2031. Kosova synon rritjen e kapaciteteve deri në 1400. Gjermania ka mbështetur këtë projekt me 800 mijë dollar për dizjani teknik të këtij ankandi. Është një ditë e madhe për tranzicionin e energjisë dhe Gjermania do të qëndroj partnere e fuqishme në këtë tranzicion”, ka thënë ai.

Eileen Devitt, drejtore e misionit të USAID-it në Kosovë, ka thënë se kanë mbështetur projektin me 100 milion euro.

“Kjo do të përmirësoj sigurinë e furnizimit me energji për bizneset dhe qytetarët. Qytetarët e Kosovë janë të njohur me rreziqet, qindra mijëra qytetar e shohin ndikim e prridhim të energjisë më thëngjill dhe çdo gabim mund të ketë shkurtime me furnizim të energjisë. Kjo na jep një ndjejnë të urgjencës për të diversitikuar burimet e ripërtritshme të energjisë. USAD ka dhënë 100 milion dollar për të mbështetur këtë andkan. Do të vazhdojmë që të mbështesim KEK, presim që të shohim rezultat nga ky ankand”,  tha ai

Nicolas Marquier, drejtor regjional për Ballkanin Perëndimor nga IFC-ja, ka thënë se ky projekt do të mbuloj nga 4 deri në 6 për qind të kërkesës së Kosovës për energji.

“Ky projekt synim ka që të rris kapacitet e erës, e cila do të mbuloj 4 deri 6 për qind të kërkesës së Kosovës për energji. Do të doja të përgëzoj Kosovën për marrjen e një hapi kaq të mirë që do të ul emisionin e CO 2 në mjedis”, tha ai.

Të ngjashme