Lansohet fushata ‘Larg syve, afër zemrës’ kundër luftës së Covid-19

Prishtinë | 28 Pri 2020 | 15:50 | Nga Ekonomia Online

Fondacioni “Afër Zemrës” i krijuar nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në Kosovë, në bashkëpunim me agjensionin NEW MOMENT NEW IDEAS, organizatat BONEVET dhe KOSOVO IDEAS, dhe me mbështetjen e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) është lansuar sot, më 28 prill, me mesazhin ‘Larg syve, afër zemrës’ emërtim ky që e mban edhe tërë fushata. Ky mesazh përcjell gjendjen aktuale, ku shumica prej nesh i kemi të dashurit larg syve, por vazhdojmë t’i mbajmë afër zemrës. 

Qëllimi i përgjithshëm i projektit është të kontribuojë në ngritjen e fondeve për të blerë pako të testimit për Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në Institutin Kombëtar të Shëndetit Publik të Kosovës (IKShPK), në koordinim me Ministrinë e Shëndetësisë. Fushata synon  të mobilizojë individë vullnetmirë dhe kompani private brenda Kosovës si dhe në Diasporë për të kontribuar financiarisht në arritjen e shumës së synuar prej 61,334 Euro, dhe rrjedhimisht të siguroj 2500 copë pako të testimit. 

Ekziston një kërkesë e menjëhershme për pako të testimit; pa të dhëna për COVID-19, mjekët tanë nuk mund të kuptojnë numrin e rasteve të konfirmuara dhe se si po përhapet pandemia – prandaj nuk mund të përgjigjen në mënyrë të duhur ndaj kërcënimit.

Si përgjigje, ky projekt do të mundësojë mjekët dhe punonjësit shëndetësor të zbulojnë të infektuarit, trajtojnë pacientët dhe të shpëtojnë jetën e njerëzve që janë të kërcënuar aktualisht nga COVID-19.

Mbledhja e fondeve do të bëhet përmes platformës KosovaIdeas – kosovaideas.com

Për të siguruar materialet për testim në tregun e limituar të shkaktuar nga kriza e pandemisë, UNDP në Kosovë do të shfrytëzoj zinxhirin e furnizimit përmes UNDP Global, në mënyrë që këto furnizme të jenë të kualitetit të lartë, me çmim të favorshëm dhe me afat optimal të liferimit.

Bashkohuni edhe ju për të arritur qëllimin e fushatës drejt ndalimit të përhapjës së virusit. Ju mund të ndihmoni nga shtëpia duke kontribuar në këtë iniciativë.

Mbani afër zemrës personat e dashur dhe gjithë popullin e Kosovës edhe pse në këtë kohë i kemi larg syve.

Për të kontribuar, vizitoni fushatën duke klikuar KËTU. https://kosovaideas.com/campaign/detail/596



Të ngjashme