Sot, zyrtarisht është lansuar Fushata për Njohjen e Kualifikimeve Profesionale, ky projekt është financuar nga BE ‘’Mbështetje për Njohjen e Kualifikimeve Profesionale”, dhe implementuar nga ËEglobal, në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, zyrtarisht lansuan Fushatën për Njohjen e Kualifikimeve Profesionale, raporton Ekonomia Online.
Kjo iniciativë synon të përafroj kornizën legjislative të Kosovës me Standardet e BE-së sa i përket. Njohjes Reciproke të Kualifikimeve Profesionale, duke krijuar mundësi më të mëdha për qytetarët e Kosovës. Përfituesi kryesor i projektit është Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, bashkë me përfitues tjerë si Këshilli Shtetëror për
Profesione të Rregulluara (KShPR), Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT), Odat sektoriale (Oda e Mjekëve, Oda e Stomatologëve, Oda e Farmacistëve, Oda e Infermierëve dhe Mamive, Oda e Veterinerëve dhe Oda e Arkitektëve), Agjencia për Barazi Gjinore, dhe palë tjera të interesit.
Fushata do të zgjasë tri javë dhe ka për qëllim të informojë publikun e gjerë rreth reformave që po ndërmerren si dhe përfitimet që ato do t’i sjellin qytetarëve të Kosovës, veçmas profesionistëve që kërkojnë njohjen e kualifikimeve të tyre brenda BE-së. Nëpërmjet përdorimit të platformave të ndryshme mediale, rrjeteve sociale dhe materialeve tjera të shtypura, fushata do të theksoj rëndësinë e harmonizimit të legjislacionit dhe impaktit të tij në mobilitetet profesionale.