Lansohet “monografia e edukimit”, e cila synon përmirësimin e sistemit arsimor

Prishtinë | 31 Tet 2019 | 18:11 | Nga Kastriot Kokollari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kosova 2.0 ka lansuar projektin “monografi e edukimit”, me ç’rast ka mbajtur një diskutim të hapur, ku persona të ndryshëm rrëfyer për përvojat e tyre gjatë edukimit në universitetet e Kosovës.

Koordinatorja e projekteve në Kosova 2.0, Gresa Smolica, tregoi për EkonomiaOnline se temat që do të trajtohen në këtë monografi kanë të bëjnë kryesisht me mënyrën e edukimit në universitetet kosovare dhe krahasimin me ato ndërkombëtare.

Po ashtu sipas saj në këtë monografi që është si një lloj reviste online do të publikojnë edhe përvoja të ndryshme të studentëve, por edhe nxënësve, duke përfshirë edhe ngacmimet seksuale nga ana e mësimdhënësve.

“Sot Kosova 2.0 ka lansuar Monografinë e edukimit. Monografia është një lloj reviste online në të cilën ne publikojmë disa storie apo artikuj se bashku me prodhime të tjera multimediale dhe diskutojmë për një temë të caktuar. Tema që e kemi zgjedhur për Monografinë tash është edukimi apo më saktësisht qysh të edukohemi për jetë dhe në këtë monografi do të diskutojmë për mënyrën e edukimit sot në shkolla dhe në universitetet në Kosovë, sapo marrin edukim kualitativ nxënësit nga mësimdhënësit dhe prej profesorëve si dhe në të njëjtën kohë do të bisedojmë edhe për ngacmimet seksuale në universitet përmes fotografive dhe të bisedojmë se si po përshtaten personat që kanë studiuar në universitetet e jashtme me ato në Kosovë”, tha ajo.

Sipas saj ideja e monografisë është targetimi i nxënësve, profesorëve dhe prindërve në përmirësimin e edukimit në Kosovë

“Ideja është se cili është qëllimi final i edukimit te ne , a të kemi vetëm persona që kanë nota të mira ose që dalin mirë nëpër teste apo në të njëjtën kohë po fitojnë aftësi që kanë me i shërbyer në profesionin që do ta ndjekin. Sot i kemi edhe folës që i kemi dhe ata me fol në aspektin profesional dhe si po ndikojnë ata në procesin e edukimit në Kosovës ata janë Rrezarta Behluli , Jehona Gjurgjeala dhe Rron Gjin. Ideja ka qenë që të targetojmë nxënës dhe studentë por në të njëjtën kohë edhe prindërit , profesorët , publikun dhe të gjithë ata që janë të interesuar me përmirësua edukimin në Kosovë”, përfundoi ajo.

Të ngjashme