Lansohet Programi për Reforma në Ekonomi 2020/22, Apostolova kërkon të kontrollohen shpenzimet

Prishtinë | 09 Kor 2019 | 10:42 | Nga Halide Rexhepi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri e Financave (MF) dhe Zyra e Bashkimit Evropian kanë lansuar planin për hartimin e Programit për Reforma në Ekonomi 2020-2022, raporton Ekonomia Online.

Në këtë takim u theksua rëndësia e Programit për Reforma në Ekonomi, zbatimin e masave të reformave strukturore, paraqitjen e udhëzimeve të reja për Programin për Reforma në Ekonomi 2020-2022, duke përfshirë prioritetet e reformës strukturore, që synojnë rritjen e konkurrencës dhe përmirësimin e kushteve për rritje gjithëpërfshirëse dhe krijimin e vendeve të punës.

Udhëheqësja e Zyrës së BE-së në Kosovë Nataliya Apostolova, ka kërkuar që të kontrollohen shpenzimet publike.

Sipas saj, duhet të vazhdohet me reforma edhe në sektor të tjerë, ajo më tej shtoi se sfidë mbetet punësimi i grave.

Shefja e BE-së shtoi se miratimi i strategjisë për të luftuar ekonominë jo formale ka treguar përkushtimin e institucioneve.

“Ky raport nuk është vetëm një raport është si prioritet kryesor në dialogun tonë me Kosovën. Miratimi i strategjisë për të luftuar ekonominë jo formale, strategji e cila ka arritur synimet kryesore dhe të ketë mjedis të barabartë të bizneseve, i përgëzoj  institucionet për këtë”.

“Në maj dialogu ekonomik dhe financiar është mbajtur në Bruksel dhe është arritur që rekomandimet t’i marrin parasysh shtetet. Pritet nga ju që të zbatoni reformat e domosdoshme dhe të krijoni vende pune”

”Kosova duhet të kontrollojë shpenzimet publike mirëmbajtje të disiplinës fiskale dhe duke ngritur mbikëqyrjen financiare ne ndërmarrje publike”.

“Kosova duhet të vazhdojë reformat në energjinë efiçientë, sfida është punësimi i grave dua të përmend që këto janë rekomandime të përbashkët dhe Kosova është e zotuar për respektimin e tyre”.

Ministri i Financave (MF) Bedri Hamza njëherit edhe koordinator nacional për Programin për Reforma në Ekonomi, tha se në këtë proces institucionet kanë bë punë të madhe në formimin dhe avancimin e këtij dialogu.

Ai ka kërkuar nga ministritë përkatëse që të punojnë në këto reforma, raporton EO.

“Në këtë proces institucionet kanë bë punë të madhe në formimin dhe avancimin e këtij dialogu, vlerësimet nga Komisioni Evropian kanë qenë pozitive. Aktivizimi ekonomik dhe punësimi  te femrat dhe të rinjtë, formalizimini ekonomisë dhe shfrytëzimi i energjisë së ripërtërishme”.

“Do ta përcjelli këtë proces duke kërkuar raportim, kërkoj nga ministritë përgjegjëse të punojnë në këto reforma. Fjala kyçe e këtij procesi do të jetë zbatimi i këtyre reformave, strukturore. Komisioni në vlerësimin e programit ka theksuar se Kosova ka avancuar me kapacitet institucionale”, tha Hamza.

Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës (MTI), Pal Lekaj tha se janë të angazhuar në përmushjen e obligimeve, por që duhet dhe bashkëpunim nga të gjitha institucionet.

“Ku jemi te mbështetja e krijimit të vendeve të reja të punës, mendoj se promotorë të zhvillimit ekonomik në Kosovë janë: ekonomia familjare dhe ndërmarrjet e mesme. Në këtë mendoj se nëse e zgjedhim si prioritet mendoj që këtu është fokusi që të implementohen ato që ne i dëshirojmë”.

“Kur jemi të energjia mendoj se edhe ajo është që duhet ta përkrahim, por pak ne te mbrojtja e ambientit në këtë drejtim kemi ngecur, mendoj se ne duhet të veprojmë urgjentisht që ta rregullojmë këtë çështje”.

“…ajo që mund të them dhe fokusi im do të ju lutem edhe Minsitrit Hamza edhe zonja Apostolova që ne të kemi resurse humane që këto projekte të implementohen në kohë, ne mund të prodhojmë letra por nëse këto programe nuk implementohen e kotë është dhe po e them se fokusi im është që ne të krijojmë një strukturë të tashme që të implementojmë çdo projekte dhe në këtë drejtim do ta kem mbështetjen financiare të ministrit Hamza”.

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS) Skënder Reçica, tha se ministria që udhëheq ka qenë e përkushtuar në arritjen e përmbushjes së obligimeve të dala nga reformat për programe ekonomike.

“Vetvetiu ky projekt e bënë sikur atë zinxhirin e ndërlidhjes ndërinstitucionale të të gjitha institucioneve me qëllim të zhvillimit ekonomik por edhe zhvillimin e punësisë në vend”.

“Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale ka qenë e përkushtuar në arritjen e përmbushjes së obligimeve të dala nga reformat për programe ekonomike si dokument i rëndësishëm”.

“Ministria e Punës dhe Mirëqenies sociale është institucion koordinues në dy fusha funksionimin e punësimi dhe tregu i punës dhe ulje e varfërisë dhe mundësi të barabarta”.

Të ngjashme