Laporta me fjalë të mëdha për Fabregasin, a do ta shohim si trajner ta Barça?

Prishtinë | 30 Sht 2026 | 09:03 | Nga Ekonomia Online

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, ka folur për mundësinë që trajneri i Comos, Cesc Fabregas, të rikthehet një ditë në klubin katalanas.

Laporta e ka shprehur vlerësimin e tij për ish-mesfushorin e Barcelonës, por ka theksuar se aktualisht klubi është i kënaqur me punën e Hansi Flick.

“Fabregas është një nga djemtë tanë dhe jemi shumë të lumtur për suksesin që po arrin te Como. Ai e meriton plotësisht. Mezi presim ta përqafojmë sërish në Camp Nou”, ka thënë Laporta, përcjell “Gazeta Express”.

I pyetur nëse Barcelona mund ta rikthejë Fabregasin në klub, ashtu siç bëri më parë me Xavin, presidenti katalanas u përgjigj:

“Fabregas e njeh mentalitetin tonë dhe vizionin e Barcelonës më mirë se kushdo tjetër. Ai është rritur këtu dhe kjo do të jetë gjithmonë shtëpia e tij. Për më tepër, na pëlqen mënyra se si ai e kupton futbollin.”

Megjithatë, Laporta e ka bërë të qartë se për momentin nuk ka ndonjë plan konkret për Fabregasin.

“Por tani e kemi një trajner të madh si Flick. Dhe e keni parë se çfarë është në gjendje të bëjë”, ka përfunduar presidenti i Barcelonës.

Të ngjashme