Laptopët e vjetër s’janë kthyer – porositen të rinjtë për kuvendarët e Pejës

Prishtinë | 12 Qer 2018 | 10:15 | Nga

Komuna e Pejës ka planifikuar të shpenzojë 14 mijë euro për 40 laptopë të rinj për nevojat e Kuvendit Komunal. 35 prej tyre janë për të pajisur 35 këshilltarët komunalë të mandatit të ri në Kuvendin Komunal.

Këshilltarët e mandatit të kaluar gjithashtu kanë qenë të pajisur me laptopë të rinj, por ata ende nuk i kanë kthyer, megjithëse mandati i tyre kishte përfunduar në shtator, para zgjedhjeve lokale që janë mbajtur një muaj më vonë, shkruan sot “Koha Ditore”.

“Laptopët e mandatit të kaluar janë ende tek anëtarët e Kuvendit që kanë qenë. Unë e kam përgatitur një shkresë që me i kthye ato, sepse janë asete të Komunës dhe duhet me i kthyer te unë dhe duhet me u shkarkua me ata laptopë”, thotë kryesuesi i Kuvendit Komunal të Pejës, Islam Husaj.

Në mandatin e ri anëtarë të Kuvendit Komunal janë tetë këshilltarë që kanë qenë këshilltarë edhe mandatin e kaluar në Kuvend. Njëra prej tyre është edhe Drita Krasniqi, e cila thotë se ende zyrtarisht nuk ka marrë asgjë nga Kuvendi për t’i kthyer laptopët.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme