Largimi i serbëve, kryesuesi i KGJK-së viziton Gjykatën Themelore në Mitrovicë

Prishtinë | 09 Nën 2022 | 10:56 | Nga Ekonomia Online

Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor, Albert Zogaj dhe drejtori i Sekretariatit të KGJK-së, kanë vizituar Gjykatën Themelore në Mitrovicë.

Ata janë takuar me kryetarin e kësaj gjykate, Bekim Veliqi, gjyqtarët, administratoren dhe stafin administrativ, me të cilët diskutuan “për organizimin dhe mbarëvajtjen e punës pa ndërprerje në situatën aktuale”.

“Kryesuesi Zogaj dhe Drejtori Maliqi u siguruan nga nënkryetari Veliqi dhe administratorja, se gjykata është duke ndërmarr të gjitha masat e nevojshme për organizmin e procesit të punës në pajtim me aktet ligjore në fuqi. Zogaj siguroi se Këshilli është i vendosur për ofrimin e gjithë mbështetjes së nevojshme me qëllim që Gjykata Themelore në Mitrovicë të funksionojë edhe në rrethanat aktuale për ofrimin e shërbimeve për qytetarët”, thuhet në komunikatë.

Të ngjashme