Largohen edhe 6 familje nga banesat e uzurpuara në Dardani

Prishtinë | 10 Kor 2017 | 12:21 | Nga

Vazhda e aksionit për largimin e banorëve nga banesat e Uzurpuara në Dardani, po vazhdon edhe sot. 6 familje ishin paraparë që të largoheshin gjatë mëngjesit të sotëm, por banoret të këtyre 6 banesa ishin larguar që në orët e hershme të mëngjesit pa i pare askush dhe pa krijuar telashe.

Të paktën kështu kanë treguar disa fqinjë të kësaj lagjeje. Sipas tyre 6 familjet te cilat e kanë pasur afatin e fundit sot për tu larguar, i kanë lëshuar banesat e tyre që ne orët e para të mëngjesit dhe se askush nuk e dinë se nga kanë shkuar.

Edhe ne Ndërmarrjen Publike Banesore e kane konfirmuar se te 6 familjet janë larguar vete, pa ndikimin e tyre. Rajmonda Ahmetaj nga kjo ndërmarrje, ka treguar se ne mëngjes kur ekipi dhe zyrtar te NPB-se , ka shkuar për te bere largimin e tyre, te 6 banesat kane qene te liruara dhe nuk ka pasur banore ne to. Tutje ajo shtoj se tashme nga këto banesa janë duke u larguar edhe orenditë dhe gjësendet e fundit te këtyre banoreve . Ndryshe edhe kësaj radhe për te parë si po shkon zhvendosja e tyre në vendin e ngjarjes edhe kësaj radhe po qëndron Policia e Kosovës, të cilët po monitorojnë aksionin.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme