Largohen shitësit ilegalë nga sheshet kryesore në kryeqytet (foto)

Prishtinë | 12 Gus 2016 | 10:25 | Nga

Drejtoria e Inspeksionit të Komunës së Prishtinës ka ndërmarrë mbrëmë aksion për lirimin e hapësirave publike në shesh, duke larguar kështu shitësit ilegalë dhe duke konfiskuar mallrat e tyre.

Inspektorët nga kjo drejtori kanë paralajmëruar disa herë shitësit që të mos vazhdojnë me veprimtarinë e tyre ilegalisht në sheshet kryesore të kryeqytetit, por nuk kanë hasur në mirëkuptim.

Aksionet e tilla do të jenë të vazhdueshme me ç’rast do të ketë edhe shqiptim të gjobave, edhe konfiskim të mallrave.

shitesit ilegal1 shitesit ilegal2

shitesit ilegal3shitesit ilegal4

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme