Largohet nga Klinika e Psikiatrisë dhe sulmon familjarët, arrestohet burri në Podujevë

Prishtinë | 14 Jan 2023 | 09:52 | Nga Ekonomia Online

Një burrë është arrestuar për veprën “Dhunë në familje” në Podujevë.

I njëjti ishte larguar nga Klinika e Psikiatrisë dhe me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Podujevë 12.01.2023 – 16:30. Në lidhje me rastin më 13.01.2023 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti ishte larguar nga Klinika e Psikiatrisë ku ishte në trajtim mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje” thuhet në raportin e policisë.

Të ngjashme