Ekonomia Online
FUNDIT

Latifi akuzon Bahtirin se bëri marrëveshje me një organizatë që nxitë aktivitete terroriste

Latifi akuzon Bahtirin se bëri marrëveshje me një organizatë që nxitë aktivitete terroriste

Blerim Latifi ka akuzuar kryetarin e Mitrovicës së Jugut, Agim Bahtiri se marrëveshjen për ndërtimin e 40 shtëpive në fshatin Frashër e ka nënshkruar me një organizatë që nxitë aktivitete terroriste. Postimi i plotë i tij: Agim Bahtiri, kryetari i Mitrovicës, paska bërë marrëveshje me Qatar Charity për ndërtimin e 40 shtëpive në fshatin Frashër […]

Blerim Latifi ka akuzuar kryetarin e Mitrovicës së Jugut, Agim Bahtiri se marrëveshjen për ndërtimin e 40 shtëpive në fshatin Frashër e ka nënshkruar me një organizatë që nxitë aktivitete terroriste.

Postimi i plotë i tij:

Agim Bahtiri, kryetari i Mitrovicës, paska bërë marrëveshje me Qatar Charity për ndërtimin e 40 shtëpive në fshatin Frashër të këtij qyteti. Në kompleks qenka paraparë që të vendoset edhe një qendër për nevojat e kësaj organizate.

A i ka tregu dikush Bahtirit se kjo organizatë akuzohet se e shfrytëzon rrjetin e saj ndërkombëtar të bamirësisë për të transferuar financa për grupet  që nxisin dhe organizojnë aktivitete terroriste nëpër botë?

A e di ky Agim Bahtiri se interesi kombëtar është më i rëndësishëm se 40 shtëpi për njerëzit e varfër, të cilët i kanë zhytur në mjerim qeverisjet katastrofale të shumë bahtirëve në Kosovë, e tash janë të detyruar të pranojnë lëmoshën e kushtëzuar të organizatave të dyshimta të Lindjes së Mesme?

A ka ky vend mekanizma që e mbrojnë interesin kombëtar të tij, apo duhet të presim që të fundosemi krejtësisht në humnerë, e pastaj të kërkojmë që ata të cilët dje na shpëtuan nga gjenocidi serb, të ndërhyjnë përsëri për ta na shpëtuar, kësaj rradhe nga budallakitë tona vetëvrasëse?

Të ngjashme