Latifi: Kam ardhur t’ia kthejë borxhin Kosovës, sigurimet shëndetësore vitin tjetër

Prishtinë | 21 Dhj 2021 | 14:36 | Nga Fitore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi ka raportuar në Komisionin për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale lidhu me prioritetet dhe objektivat  për sistemin shëndetësor në Kosovë dhe strategjinë Legjislative të Ministrisë, raporton Ekonomia Online.

Latifi me këtë rast tha se ka ardhur nga Amerika t’ia kthejë borxhin Kosovës, duke kërkuar përkrahjen e të gjithëve siç ka thënë ai për rindërtimin e shëndetësisë.

“…ne jemi të gjithë në të njëjtën anë. Për të rregulluar shëndetësinë, për tu kujdesur për pacientin me standarde botërore”.

“Kam ardhur me ja kthyer borxhin Kosovës. Për arsye se po an ikin specializantë edhe unë kam shkuar në Amerikë. Jam i interesuar për me rindërtuar shëndetësinë”.

Kryetarja e komisionit Fatmire Kollçaku tha se në Komision do të diskutohet për objektivat dhe sistemin shëndetësor në Kosovë, raporton EO.

“Ne kemi miratuar programin Qeverisës dhe në qendër të vëmendjes do të jetë pacienti. Edhe një Ligj për shërbime shëndetësore shpresojmë të vije në Kuvend”.

Ajo e pyeti ministrin a do të ketë mundësi secili mjek të jetë i përfshirë që të dëgjohet zëri i tyre.

“A mund të ndihet personeli shëndetësor ta thotë mendimin e lirë”.

Latifi tha se të gjithë duhet ta kryejnë punën e tyre që janë të thirrur, madje ai u shpreh i bindur se vitin tjetër do të fillojë implementimi i sigurimeve shëndetësore.

“Në momentin kur punëtorët nuk e ndjejnë veten të lirë me fol le të vijnë te unë dhe nëse nuk ndihen të lirë unë jap dorëheqje”.  

“Ne na duhet të koncentrohemi në 7 shtylla, sistemi informativ shëndetësor, i sigurimeve shëndetësore, reformimi i agjencive ndërkombëtare, integrimi i kapaciteteve klinike. Vitin e ardhshëm do të kemi sigurimet shëndetësore”.

Deputeti i VV Burim Karameta, ka kërkuar sqarime për strategjinë legjislative, raporton EO.

“Infrastruktura ligjore në Ministri është e vobekta dhe ligjet i ka të pa implementueshme. Na thoni disa fjalë për strategjinë legjislative”.

Deputeti i AAK- Shemsedin Dreshaj tha se ka shumë probleme me të cilat po përballet shëndetësia, raporton EO.

“Specializantët nuk janë mirë. Problemi spitalit pediatrik, si do ta funksionalizoni. Tash e kemi pengesën e pasaportës e vaksinës”.

Të ngjashme