Latifi kujton takimin e fundit me Gashin: Fliste me mall për Kosovën, sikur e dinte se nuk do kthehej më

Prishtinë | 11 Sht 2020 | 16:21 | Nga Ekonomia Online

Filozofi Blerim Latifi ka kujtuar takimin e fundit me gazetarin Sulejman Gashi që sot ndërroi jetë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, raporton Gazeta Express.

Latifi në Facebook ka shkruar se në vitin 2015-të gjatë një vizite që kishte pasur në New York, Gashi e kishte shoqëruar për tri ditë me radhë.


“Një detaj nuk do ta harroj kurrë : derisa unë insistoja të më shpjegonte sa më shumë për vendet që vizitonim në Neë York, ai e shfrytëzonte secilën situatë për të kthyer bisedën tek Kosova, tek vendlindja e tij. Dukej tepër i përmalluar.Më rrëfente me aq pasion ngjarjet që lidheshin me fshatin e tij të lindjes. Sikur e kishte një parandjenjë të largët se më nuk do ta shihte”

“Në fund të asaj vizite, na ftoi në shtëpinë e tij në shtetin e New Jersey-it. Ishte një shtëpi e vogël, në një zonë të qetë, e rregulluar aq bukur sa sytë të mbeteshin në të. Kur u ngritëm, Syla mori një libër filozofik nga biblioteka e tij, e ma dhuroi. Ai ishte dhe do të mbetet shembull i shquar i një shqiptari të mërguar, që arriti të integrohej në një shoqëri aq sfiduese, siç është shoqëria amerikane, duke ndjekur vetëm një rrugë: punën e palodhur e të ndershme. Dhe pa hequr dorë asnjëherë nga pasioni për t’i ndihmuar atdheut të tij”, ka shkruar ai.

Të ngjashme