Latifi me punonjësit e administratës: Synim qeverisja transparente në Rahovec

Prishtinë | 19 Dhj 2018 | 11:33 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, së bashku me nënkryetarin, Fatmir Iska dhe drejtoreshën e Drejtorisë për Administratë të Përgjithshëm, Saranda Sallteku  kanë mbajtur takim me punëtorët e administratës  Komunale.

Sipas njoftimit, gjatë takimit ata folën për mbarëvajtjen e punës  një vjeçare në  Komunë, duke falënderuar  të gjithë punonjësit për angazhimin dhe bashkëpunimin e tyre që kanë treguar gjatë vitit 2018, si dhe kërkoj që angazhimi dhe përkushtimi të jetë edhe më i madh vitin tjetër.

Po ashtu kryetari potencoj se qeverisja komunale në fokusin e vet ka pasur prioritetet  me rëndësi  për zhvillimin e qëndrueshëm të Komunës, si në aspektin e qeverisjes transparente dhe gjithëpërfshirëse, karshi qytetarëve ku edhe e kemi treguar këtë.

Ndër të tjera Latifi i uroj të gjithë punonjësit dhe  qytetarët për festat e fundvitit, duke ju uruar një vit të mbarë dhe me suksese.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme