Gjatë ditës së sotshme, Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi ka pritur në takim ministrin e Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Nenad Rikalo me të cilin ka biseduar për dëmet e shkaktuara nga shiu dhe breshëri në sektorin e bujqësisë.
Kryetari Latifi e njoftuar ministrin Rikalo, për dëmet e shkaktuara në fshatrat Gexhe, Fortesë, Sopniq, Celinë, Krushë e Madhe, Brestoc, Hoçë e Vogël dhe qytetin e Rahovecit, siç ka thënë kryetari dëmet janë të konsiderueshme. Kryetari ka kërkuar nga ministri mbështetje për rregullimin e sistemit antibreshër, kompenzimin e dëmeve të shkaktuara nga breshëri dhe shirat e rrëmbyeshëm, hapja e kanaleve për kullimin e tokave bujqësore dhe kërkesa tjera konkrete që kanë të bëjnë me bujqësi.
Ndërsa, ministri Rikalo, ka thënë se pas përpilimit të raportit të komisionit për vlerësimin e dëmeve të formuar nga komuna, do të shohim mundësinë e kopenzimit të bujqve të cilët janë prekur nga breshëri dhe shirat e rrëmbyeshëm që kanë rënë me datë 14.15 dhe 16 Qershor 2018.