Latifi viziton hapësirën ku po ndërtohet e QKMF-ja në Rahovec

Rahovec | 11 Pri 2018 | 14:15 | Nga

Kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi, i shoqëruar nga Fatmir Iska, nënkryetar i komunës dhe Samir Mustafa, drejtor i DShMS-së dhe Artan Asllani, drejtor i EZhT, kanë vizituar punimet të cilat janë duke u bërë në ndërtimin e  objektit të ri të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare-Emergjenca në Rahovec.

Për ecurinë e punimeve të projektit, zyrtarët komunal janë informuar për së afërmi nga përgjegjësit e firmës kontraktuese nga ana e komunës, të cilët kanë thënë se ecuria e punimeve është duke shkuar sipas planit dhe deri më tani nuk kanë pasur asnjë problem në ngecjen e punimeve, transmeton Ekonomia Online.

“Ndërtimi i objekt të ri të QKMF-së, do të lehtësojë punën personelit i cili pritet të punojë në këtë objekt, si dhe do të ndihmojë edhe në rritjen e cilësisë së shërbimeve shëndetësore për pacientët të cilët shërbimet shëndetësore i marrin në këtë Qendër”, thuhet në një komunikatë nga komuna e Rahovecit.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme