Laura Fazliu kalon në çerekfinale

Prishtinë | 17 Shk 2024 | 10:57 | Nga Ekonomia Online

Laura Fazliu ka kaluar në çerekfinale të Grand Slamit në Baku të Azerbajxhanit.

Xhudistja kosovare në përballjen për kualifikim në çerekfinale mposhti gjermanen, Agatha Schmidt.

Laura e mposhti me “Ippon”, hodhi “Wazaari” dhe zuri në mbajtje për 10 sekonda kundërshtaren e saj.

Tani në çerekfinale do të ndeshet me garuesen nga Austria, Lubjana Piovesana.

Laura Fazliu garon në kategorinë deri në 63 kilogramë.

Të ngjashme