Lavdi marrisë një pjese të “Sistemit të Drejtësisë”

Prishtinë | 15 Shk 2024 | 19:35 | Nga Faton Peci

Uzurpimi dhe zhvatja me pronat publike po vazhdojnë të mbrohen nga Segmente të caktuara brenda “Sistemit të drejtësisë”.

MBPZHR po privohet nga e drejta për të ndërtuar objektin e saj, në pronën e saj.

Institucionet e sigurisë kombëtare kanë vlerësuar se biznesi që operon përballë objektit të AKI-së nuk guxon të ushtrojë veprimtari në atë lokacion dhe se kjo përbën cënim të sigurisë kombëtare.

MBZHR ka përcaktuar atë lokacion për ndërtimin e objektit të Ministrisë së Bujqësisë për t’i ikur qerasë mbi gjysmë milioni për çdo vit.

Vendimi i Gjykatës Komerciale për masë të sigurisë është vendimi më absurd që kam parë ndonjëherë në jetën time:
“Shtyrja e ekzekutimit të vendimit nuk është në kundërshtim me interesin publik dhe palës kundërshtare nuk i shkakton ndonjë dëm pasi që paditisi do të vazhdojë të paguajë kompensimin e të paditurit në emër të shfrytëzimit të pronës së paluajtshme sipas obligimeve kontraktuale deri në marrjen e një vendimi perfundimtar në gjykatë lidhur me cështjen kryesore sipas kërkesë padisë” thuhet ne arsyetimin e gykatës.

Gjykata në fjalë nuk po e llogaritë interesin publik:

  • Cënimin e sigurisë kombëtare
  • Kursimin e mbi gjysmë milioni euro qera si dhe
  • Privimin nga mundësia që përmes ndërtimit të objektit të Ministrisë të plotësojë edhe një kriter që Kosovës t’i sjellë deri në 160 milionë euro fonde të IPARD.

Absurditeti i rradhës qëndron edhe në faktin se Gjykata thirret në një kontratë, me qera mujore 500 euro për disa biznese, pompë benzine e restaurant me një sipërfaqe prej 25 ari midis Prishtinës e cila ka skaduar me 31.12.2023 dhe nuk ekziston më.

Unë e di që disa janë në hall, sikurse janë disa në Stankaj të Pejës ashtu edhe në Ulpianë të Prishtinës por unë mbroj hallin e qytetarit dhe interesin publik dhe nuk ndiej për hallët e kësaj kategorie.

Nuk na ndalë asgjë, do të ndërrmarim dhe luajm cdo gurë deri në lirimin e pronave të uzurpuara ose të kontraktuara përmës marrëveshjeve korruptive!

(Autori është ministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural)

Të ngjashme