Kryetar i Komunës së Podujevës, Agim Veliu, dhe anëtarë tjerë të kësaj partie bënë homazhe dhe vendosën kurora lulesh pranë varrit të Xhemail Mustafës -ish këshilltarit për informim të presidentit Historik Ibrahim Rugova dhe veprimtarit të dalluar të Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Homazhet u bën me rastin e 16-vjetorit të vrasjes së Mustafës.
Kjo vrasje, si edhe shumë të tjera të pasluftës kanë mbetur ende të pazbardhura.