LDK dënon kërcënimin me armë zjarri të drejtorit të Arsimit në Lipjan

Prishtinë | 15 Tet 2016 | 14:20 | Nga

Degët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, gjatë takimit të zhvilluar të premten, kanë reaguar ndaj kërcënimit me armë zjarri të kryer ndaj drejtorit komunal të arsimit në Lipjan, Rasim Hasani.

Degët e LDK-së konsiderojnë se ky sulm i kryer në objektin e Komunës së Lipjanit, është kërcënim i hapur dhe serioz ndaj jetës së drejtorit Hasani, sulm mbi institucionet dhe ndaj autoriteteve lokale, të cilat burojnë nga vota e qytetarëve.

Pas takimit të zhvilluar, degët e LDK-së kanë kërkuar nga organet kompetente që të ndërmarrin të gjitha veprimet ligjore ndaj kryesit të këtij akti të rëndë e të papranueshëm, si dhe të mbrojnë jetën e të sigurojnë veprimtarinë e ligjshme të të zgjedhurve.

Degët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, po ashtu, shprehin mbështetje të plotë për drejtorin Hasani dhe të gjithë zyrtarët e Komunës së Lipjanit të drejtuar nga kryetari Imri Ahmeti, duke i inkurajuar që të vazhdojnë punën e shkëlqyeshme që po bëjnë në Lipjan në përmirësimin e kualitetit të jetës së qytetarëve, ofrimin e shërbimeve si dhe për zhvillimin e gjithanshëm të Komunës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme