Kryesia e Degës së LDK në Mitrovicë vendosi që procesi zgjedhor të kryehet brenda tetë ditësh.
Kryesia e degës së LDK-së në Mitrovicë ka mbajtur mbledhjen e radhës ku thonë se kanë folur për për procesin zgjedhor në degë, i cili ditë më parë ishte pezulluar, për shkak të disa problemeve që ishin paraqitur në dy nëndegë.
Anëtarët e pranishëm të Kryesisë, pas një diskutimi të gjerë dënuan incidentet e shkaktuara dhe vlerësuan se ato i kanë shkaktuar dëm LDK-së, jo vetëm në Mitrovicë, por edhe më gjerë.
Sipas komunikatës të dërguar nga kjo degë thuhet se njëzëri u mbështetën rekomandimet e Kryesisë Qendrore të LDK-së lidhur me vazhdimin dhe mbarëvajtjen e procesit zgjedhor dhe vendimin e kryetarit Safet Kamberaj për rifillimin e vazhdimit të procesit zgjedhor nëpër nëndegët të cilat nuk i kanë mbajtur deri tash kuvendet zgjedhore.