LDK i del në mbrojtje Haki Rugovës, mban sot konferencë

Prishtinë | 11 Tet 2020 | 11:38 | Nga Ekonomia Online

Lidhja Demokratike e Kosovës sot do të mbajë konferencë për media, lidhur me rastin e arrestimit të kryetarit të Komunës së Istogut, Haki Rugova, raporton Express

Këtë e ka konfirmuar kryetari i LDK’së, Isa Mustafa, për T7.

Megjithatë, ende nuk dihet në çfarë kohe do të mbahet konferenca.

Ndërkohë, në Gjykatën Themelore të Pejës është duke u mbajtur seanca dëgjimore për rastin e kryetarit Rugova, ish-nënkryetarit Lulzim Blakaj dhe zyrtarit të komunës, Faton Blakaj.

Keqpërdorim i detyrës zyrtare, konflikt interesi dhe falsifikimi i dokumenteve janë veprat penale për të cilat Prokuroria kishte urdhëruar arrestimin dhe marrjen në pyetje të zyrtarëve komunalë të Istogut.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme