Me rastin e 28 nëntorit, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), ka bërë homazhe tek varri i ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova, raporton Ekonomia Online.
Sekretari i Përgjithshëm i kësaj partie, Ismet Beqiri, falënderoi ish-presidentin Rugova për kontributin e dhënë për LDK-në si dhe për gjithë qytetarët.
“Sot me rastin e ditës së 28 nëntorit ne kryesia e LDK-së, jemi këtu pranë varrit të presidentit Rugova, për të nderuar jetën dhe veprën e tij, për të shprehë edhe njëherë falënderimin tonë të përhershëm për të gjithë atë që ka bërë për Kosovën dhe shqiptarët kudo që janë”.
Beqiri tha se ish-presidenti Rugova ishte ai që e projektoi pavarësinë e shtetit të Kosovës, por që nuk arriti ta gëzojë atë.
“Edhe sot në këtë rast, zëri I tij, vepra e tij, përkushtimi i tij, vizioni I tij edhe sot po u mungon qytetarëve të Kosovës, andaj Lidhja Demokratike e Kosovës dhe qytetarët e Kosovës janë mirënjohës për atë që ka bërë për ne, ta gëzojmë sot këtë që e kemi dhe asnjëherë nuk është e mjaftueshme të themi fjalë për atë që ka bërë ne, ai që e projektoi pavarësinë e vendit, por nuk e përjetoi atë”.
“Me këtë rast në emër të LDK-së të kryetarit Mustafa, shfrytëzoj rastin të i urojmë të gjithë qytetarëve të Kosovës, festën e 28 nëntorin, këtë ditë të veçantë dhe të shenjtë për shqiptarët kudo që janë”.