Për nderë të 11- vjetorit të Pavarësisë anëtarë të Kryesisë së LDK-së kanë bërë homazhe te varri i ish-presidentit Ibrahim Rugova, raporton Ekonomia Online.
Sekretari i kësaj partie, Ismet Beqiri tha se mungesa e ish-presidentit Rugova po vërehet në ruajtjen e miqve të cilët i ndihmuan Kosovës në shtet formim.
“Kontributi i presidentit Rugova është ndër bazamentet për shtet krijimin. Po vërehet mungesa e tij në ruajtjen e miqve që ndihmuan Kosovën në shtet formim”, tha ai