Ismet Beqiri së bashku me anëtarët e tjerë të Lidhjes Demokratike të Kosovës kanë bërë homazhe pranë varrit të ish-presidentit Ibrahim Rugova, raporton Ekonomia Online.
Me ç’rast ai tha që në këtë ditë kanë ardhur në shenjë mirënjohjë për figurën e ish-presidentit Rugova.
“Sot në këtë ditë të shënuar nderojmë figuren e ish-presidentit Rugova për gjithë punën dhe sakrificën që ka bërë për popullin e Kosovës”, tha Beqiri.
“Patjetër që ne si subjekt politik do i jemi mirënjohës veprës së tij që na la dhe gjithë populli i Kosovës”, shtoi Beqiri.