Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka mbajtur mbledhje të kryesuar nga kryetari i saj, Isa Mustafa.
Gjatë mbledhjes, është diskutuar për organizimin e zgjedhjeve në LDK, mbi platformën e aprovuar nga Këshilli i Përgjithshëm i LDK-së në nëntor të vitit 2018.
Në mbledhje gjithashtu është aprovuar struktura e pjesëmarrjes së delegatëve të degëve për Kuvendin e LDK-së.
Poashtu, kryesia është dakorduar që nga java e ardhshme, bashkë me kryetarët aktual të degëve, të fillojnë përgatitjet administrative dhe teknike për realizimin e këtyre zgjedhjeve.