Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) në një konferencë për medie tha se për procesin e votimit dhe vëzhgimit LDK-ja ka angazhuar 2843 komisionerë dhe 5870 vëzhgues, raporton Ekonomia Online.
Doruntina Maloku nga shtabi i kësaj partie, tha se procesi i votimit do të mbyllet mbarë.
“Si LDK ne garojmë në këto zgjedhje me 110 kandidatë për deputetë ka të angazhuar 2843 komisionerë 5870 vëzhgues”.
“LDK-ja është e bindur që qytetarët sot masovikisht do ta ushtrojnë obligimin qytetarë dhe se i gjithë ky proces do të shkojë mbarë dhe jemi të bindur që kështu do ta përmbyllë këtë proces”.
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) në këto zgjedhje garojnë me 110 kandidatë për deputetë në krye me Vjosa Osmanin, kandidate për kryeministre.