Gazmend Muhaxheri tha se presin nga Vjosa Osmani, që të shpreh qëndrimin e saj karshi dialogut.
“Duamë të dimë se çfarë qëndrimi ka Vjosa Osmani për dialogun. Ne mendojmë se ajo duhet të jetë pro dialogut, tash mbetet me pa.”, ka thënë ai.
Ndryshe Muhaxheri ka përmendur edhe rrëzimin e qeverisë “Kurti1”, duke thënë se Kurti ka kalkuluar mirë këtë hesap dhe erdhi në këtë pozitë ku është tani
Ai e ka rrëzuar veten se nuk ka qenë i gatshëm për bisedat dhe ka menduar me rritë elektoratin e vet për me ardh në këtë pozitë që ka ardhur vetë. Se e ka pa që në skenën politike Hashim Thaçi ka qenë i fortë në pozitën si president, Isa Mustafa i fort që me i pas zhvillu bisedat e ka ditë që del më I dobët edhe e ka menduar mirë këtë”, ka thënë Muhaxheri.