LDK-ja kërkon anulimin e konkursit për drejtorë shkollash në Prizren

Prishtinë | 28 Qer 2018 | 10:35 | Nga Ekonomia Online

Dega e LDK-së në Prizren përmes një reagimi ka kërkuar nga kryetari i Komunës, Mytaher Haskuka, që ta anulojë konkursin e fundit për zgjedhjen e drejtorëve të shkollave për shkak të raportimeve për favorizime politike e shkelje të tjera në proces.

Ky subjekt politik ka bërë të ditur se ndonëse është pjesë e koalicionit qeverisës në nivel lokal, megjithatë e merr me shqetësim të madh çdo raportim të shoqërisë civile e mediave për proces jo të rregullt gjatë përzgjedhjes së drejtorëve, shkruan sot Koha Ditore.

“Po ashtu raportimet për favorizim të disa kandidatëve me orientim politik i konsiderojmë të papranueshme që nuk i kontribuojnë përmirësimit të cilësisë në udhëheqje. Prandaj LDK- Dega në Prizren, publikisht i bën thirrje kryetarit të Komunës së Prizrenit Mytaher Haskuka, që përmes mekanizmave legalë të rishikojë tërë procesin e përzgjedhjes së drejtorëve. Duke marrë parasysh se ka raportime për favorizime politike e shkelje të tjera kërkojmë të anulohet tërë konkursi duke e rifilluar një proces të ri të përzgjedhjes së drejtorëve të shkollave”, thuhet në reagimin e Degës së LDK-së.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme