LDK-ja kundërshton përzgjedhjen e drejtorit të ri të RTK-së

Prishtinë | 24 Pri 2019 | 17:15 | Nga Norë Kelmendi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Lidhja Demokratike e Kosovës ka reaguar lidhur me vendimin e Bordit të Radio Televizionit të Kosovës ku këta të fundit kanë zgjedhur si drejtor gjeneral të RTK-së, Ngadhnjim Kastratin, raporton Ekonomia Online.

Deputeti i LDK-së, Arban Abrashi, tha se me këtë përzgjedhje nuk është respektuar ligjshmëria.

“Ka të bëj me një çështje që ndërlidhet me komisionin që unë jam përfaqësues i LDK-së, është për përzgjedhjen e bordit të RTK-së për drejtorin gjeneral të saj. Ne nuk dëshirojmë të ndërhyjmë në pavarësinë e institucioneve të pavarura, ne do thërrasim bordin e RTK-së që të raportojnë për përzgjedhjen e drejtorit të RTK-së. Atë çka kemi për momentin është që nuk është respektuar edhe ligjshmëria dhe me këtë rast shprehim shqetësimin për përzgjedhjen e drejtorit të RTK-së”, tha Abrashi.

Sot zyrtarisht Ngadhnjim Kastrati është emëruar drejtor i përgjithshëm i RTK-së.

Të ngjashme