Ekonomia Online
FUNDIT

LDK-ja mbështet vendimin për lejimin e votimit me letërnjoftim të skaduar

LDK-ja mbështet vendimin për lejimin e votimit me letërnjoftim të skaduar

Lidhja Demokratike e Kosovës mbështet vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për lejimin e votimit të personave me letërnjoftim të skaduar, raporton Ekonomia Online. Zëdhënësja e shtabit të LDK-së, Ardita Dushi, u bëri thirrje qytetarëve ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre për të votuar. “Ky mirëkuptim ka ndodhur për shkak të pandemisë”, tha Dushi. “Këtë […]

Lidhja Demokratike e Kosovës mbështet vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për lejimin e votimit të personave me letërnjoftim të skaduar, raporton Ekonomia Online.

Zëdhënësja e shtabit të LDK-së, Ardita Dushi, u bëri thirrje qytetarëve ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre për të votuar.

“Ky mirëkuptim ka ndodhur për shkak të pandemisë”, tha Dushi.

“Këtë të drejtë duhet ta shfrytëzojnë në mënyrë të drejtë dhe civilizuese”, theksoi ajo.

“LDK-ja pret demokratizim dhe zhvillim të vendit dhe fton për respektim të të drejtave të votimit, përfshirë këtu edhe heshtjen zgjedhore”, përfundoi ajo.

https://vimeo.com/512192828

Të ngjashme