Për javën e ardhshëm është paralajmëruar mbajtja e takimit të Kuvendit Komunal të Pejës, në të cilin do të zgjidhet kryesuesi i Kuvendit Komunal, si dhe pritet edhe prezantimi i mundshëm i kabinetit të ri qeverisës në Pejë.
Për zgjedhjen e kryesuesit të Kuvendit, LDK-së, si subjekt që ka dalë e para në zgjedhjet e 22 tetorit, me 15 këshilltarët e saj që i ka në Kuvend, nuk e ka shumicën. LDK-së i duhen edhe tre këshilltarë për të krijuar shumicën në Kuvend me 18 këshilltarë, që të mos ballafaqohet me problemin e zgjedhjes së kryesuesit dhe të ketë edhe shumicën në Kuvendin e Pejës, që përbëhet prej 35 këshilltarëve, prej tyre edhe 10 të AAK-së, 5 të PDK-së, 3 të LVV-së dhe nga një të Nismas dhe Alternativës, shkruan sot Koha Ditore.
Mandatin e kaluar katërvjeçar LDK-ja ka qeverisur me PDK-në dhe ky koalicion dy-tri herë ka qenë para ndarjes, por është mbajtur me zor deri në fund. Si duket, tash LDK-ja nuk është e interesuar të bashkëqeverisë edhe një mandat tjetër me PDK-në pasi deri të enjten nuk ka pasur asnjë kontakt mes tyre për një vazhdim të mundshëm të këtij koalicioni