LDK-ja thotë se shpenzimi i miliona eurove për Interpol, e ka luajtur besimin e partnerëve euroatlantik

Prishtinë | 22 Nën 2018 | 10:57 | Nga Besiana Dauti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në seancën plenare të Kuvendit të Kosovës, ku po diskutohet lidhur me dështimet dhe skandalet në politikën e jashtme të Republikës së Kosovës, deputetët e Lidhjes Demokratike të Kosovës kanë thënë se shpenzimet e milionave euro për lobim për Interpol e kanë bërë shtetin e Kosovën një vend që ka humbur besimin e partnerëve euroatlantik.

Doruntina Maloku në emër të grupit parlamentar të LDK-së tha se degradimi i Kosovës ka ardhur si pasojë e keqqeverisjes së vendit, raporton Ekonomia Online.

“Shpenzimet e miliona eurove në lobimin për Interpol e kanë bërë shtetin e Kosovës një vend që ka luajtur besimin e partnerëve euroatlantik. LDK si parti me traditë ne respektimin e vlerave ka bërë gjithçka për të ruajtur balancet e shteteve dhe të ruaj partneritetin me BE-në dhe Shtetet e Bashkuara. LDK nuk i ka vendosur interesat politike para qytetarëve te Kosovës, kjo është dëshmuar në përkrahjen e gjitha marrëveshjeve në të mirën e qytetarëve”, ka thënë deputetja Maloku.

Sipas saj, Presidenti në vend se të jetë garancë e integritetit territorial , ai po bënë të kundërtën ku ka futur në pazar vendin si pasoj e njohjes së Serbisë.

Ajo ka folur edhe për dëbimin e gjashtë shtetasve turq muaj më parë nga Kosova.

“Si mund të besojmë se Kosova do të pranohet në Interpol ku muaj më parë u kidnapuan disa persona nga Kosova pa asnjë procedurë”, tha ajo.

Të ngjashme