LDK në Prizren: Po përmbyllim vitin me keqmenaxhim dhe abuzime të pushtetit

Prishtinë | 24 Dhj 2022 | 15:19 | Nga Ekonomia Online

Dega e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) në Prizren, gjatë një konference për media kanë adresuar kritika të shumta për qeverisjen në këtë qytet. 

Sipas një njoftimi për media, anëtari i Kryesisë së LDK-së në Prizren, Kastriot Jahaj, ka thënë se kryetari i Prizrenit gjatë një viti në pushtet nuk ka arritur të përmbushë as për së afërmi premtimet e bëra.

Tutje në njoftim thuhet se qeverisja lokale në Prizren ka shënuar vetëm regres, duke e dëshmuar edhe një herë se kjo parti ka tendenca të qarta që të zhytet thellë në veprime korruptive. Këtë e kanë dëshmuar që nga dita e parë dhe fatkeqësisht kemi disa akuza të ngritura ndaj zyrtarëve të komunës.

“Për një vit të qeverisjes të Shaqir Totajt si kryetar, Prizreni hyn në radhën e qyteteve më të ndotura në Kosovë, qytet i pa sigurt dhe me ngecje në zbatimin e rendit dhe ligjit. Abuzimet me konkurset në Arsim dhe Shëndetësi, dhe mungesa e kapaciteteve profesionale, janë shembuj që përshkruajnë më së miri kulturën e keq qeverisjes dhe abuzimit me pushtetin”, thuhet në njoftim.

Tutje bëhet e ditur se qeverisja e PDK-së është karakterizuar me skandale në punësim dhe me dhjetëra kallëzime penale në prokurori, duke filluar nga vet kryetari Totaj, e pastaj nga dhe ndaj drejtorëve të tij. “Kallëzimet penale dhe aktakuzat e shumta që u ngritën ndaj zyrtarëve të kësaj qeverisje, janë dëshmi e shkeljeve të mëdha që po e shoqërojnë këtë qeverisje për këtë vit. Qytetarët e Prizrenit vazhdojnë të ballafaqohen me mungesë të ujit të pijes, me rrugë të pa asfaltuara, trotuare të pa ndriçuara dhe me një komunikacion shumë të ngarkuar dhe të pa organizuar. Intervenimet e deritanishme që janë bërë në infrastrukturën e qytetit janë kozmetike, e me raste sa për t’i përmbushur apetitet e një pushteti të korruptuar, por asnjëherë për t’i adresuar nevojat e qytetarëve”, bëhet e ditur në njoftim.

Kjo degë po ashtu i ka listuar disa nga të gjeturat e keqqeverisjes në këtë komunë. “Përpilim i mangët i Akteve Ligjore që ka rezultuar me anulimin dhe kthimin nga ana e Ministrisë së Pushtetit Lokal, dështim total në lëminë e arsimit e kompremetim i skajshëm me konkurse (hapen me vonesë, anulohen, hapen dhe prapë neglizhohen, përzgjidhen drejtor jo profesionistë shkollash, menaxherë të pa dëshmuar e militantë partiak të partive në koalicionin qeverisës), në Komisioni për përzgjedhje të Drejtoreve, anëtarët nuk e flasin Gjuhën Shqipe, në një konkurs për drejtor shkolle, pas kërcënimeve dhe shantazheve, komuna detyrohet ta anulojë konkursin dhe për qudi në konkursin e ri kërcënuesi del të jetë më i poentuari, mbetet histori në vete konkursi për stomatologë i shpallur gati një vit më parë dhe mbetet enigmë sepse ka përfunduar çdo procedurë e nuk është vendosë asgjë (sigurisht mospajtim partnerësh të koalicionit), neglizhencë e pashpjegueshme në Drejtorinë e Mirëqenies Sociale. Ata kanë zhvilluar të gjitha procedurat e përzgjedhjes së rasteve sociale që nuk kanë strehë mbi kokë, pozicion buxhetor i votuar për këto raste, por që ende nuk ka filluar asnjë veprim konkret, stadiumi i qytetit “Përparim Thaqi”, thuhet ndër të tjera në njoftim. 

Të ngjashme