LDK nuk e pranon kushtëzimin e Vetëvendosjes për Presidentin

Prishtinë | 15 Dhj 2019 | 18:45 | Nga Ekonomia Online

Deputetja e LDK’së, Hykmete Bajrami, ka thënë se Partia e themeluar nga Ibrahim Rugova nuk e pranon kushtëzimin e Vetëvendosjes që mos ta propozojnë kandidatin për President në koalicion me VV’në.

Ajo ka thënë se një parti që s’i ka fituar 51 për qind të votave s’mund të bëjë kushtëzime të tilla.

“Kushtëzimi i Vetëvendosjes se nuk e pranojmë Presidentin nga LDK-ja është i papranueshëm. Kushtëzime të tilla s’mund të vendosin partitë që s’kanë fituar 51 për qind të votave”, ka reaguar Bajrami në Facebook.

https://www.facebook.com/hykmete.bajrami.14/posts/551664182355517

Reagimi i deputetes së LDK’së ka ardhur pasi Arbërie Nagavci e Vetëvendosjes tha se s’e pranojnë që LDK të propozojë kandidatin për President. Paralajmëroi zgjedhje nëse LDK vazhdon të barrikadohet për këtë pozitë.

Ndërkaq, Hykmete Bajrami ka thënë se Vetëvendosje duhet t’i ndalë kushtëzimet dhe luftën speciale kundër LDK’së nëse dëshiron koalicion për t’i zgjidhur problemet e qytetarëve.

“Propagandën dhe luftën speciale duhet ta ndalë Vetëvendosje nëse ka vendosur të ndërtojë koalicion me Lidhjen Demokratike të Kosovës. LDK po punon për ndërtimin e një Qeverie që do të ofrojë zgjidhje për secilin problem të qytetarëve. E jo Qeveri e cila rrëzohet pas një viti. Qeveri e cila nuk e përfundon mandatin. T’i lëmë deklaratat e të merremi vesh para se të prishet çdo urë bashkëpunimi”, ka shkruar Bajrami.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme