Për herë të parë sot në një intervistë për një të intervistë për një të përditshme në Kosovë, kryetari i PDK-së, ia ka numëruar dështime qeverisë Msutafa.
Në të njëjtën kohë i ka përmendur edhe zgjedhjet si mundësi për të kthyer në normalitet gjendjen politike në Kosovë.
Për çështjen e demarkacionit ka thënë se nuk i kanë votat, ndërsa ka akuzuar qeverinë se kishte gabuar me Asociacionin e komunave me shumicë serbe, por qe gabimet janë përmirësuar nga Gjykata Kushtetuese.
Më këto konstatime të Veselit nuk po pajtohet partneri i koalicionit LDK.
Anëtari i kryesisë së kësaj partie, Muharrem Sfarqa ka thënë se LDK i ka të gjitha votat për t’i kaluar vendimet. Duke shtuar se ata që i paraprinë zgjedhjeve nuk i kanë votat e nevojshme për të kaluar vendimet strategjike.
“Unë besoj qe vendi nuk ka nevoje për zgjedhje. Por, nëse zgjedhjet imponohen nga mungesa e shumicës për të kaluar vendime të rëndësishme strategjike për Kosovën, atëherë edhe Lidhja Demokratike e Kosovës, në çfarëdo variantim në çdo kohë është e përgatitur për zgjedhje”, ka thënë Sfarqa për ‘Indeksonline’.
Ai i ka rekomanduar Kadri Veselit qe të mos flasë në emër të qeverisë, pasi në emër të saj mund të flasë vetëm kryeministri Mustafa. Duke shtuar se secili duhet t’i dijë kompetencat e veta.
“Normalisht PDK mund të flasë për pjesën e vet. Nëse, nuk i ka votat ajo e merr përgjegjësinë. LDK pavarësisht disa pengesave tanimë i ka të gjitha votat për t’i kaluar të gjitha vendimet. Sigurisht PDK e kanë vlerësuar nga politike e tyre e brendshme se nuk i kanë siguruar votat”, ka shtuar Sfarqa.
Ai shprehet i bindur se. nëse shkohet në zgjedhje të parakohshme, rritje të elektoratit do të ketë vetëm Lidhja Demokratike e Kosovës.